Borsh Castle

Kalaja e Borshit (ose Kalaja e Sopotit siç njihet ne histori) ndodhet mbi një kodër të fshatit Borsh që është 500 m mbi nivelin e detit dhe daton rreth shekullit IV-III p.k. Kodra e Sopotit, mbi të cilën ngrihet kalaja, ndodhet në Veri të fshatit Borshi dhe ne perëndim te Fterres. Sipërfaqja e saj është shkëmbore. Nga ana Perëndimore mali formon disa tarraca natyrale, ku duken një sërë tepricash të godinave mesjetare. Mbeturina muresh të kohës antike duken në anën jugperëndimore në një gjatësi prej rreth 10 metra dhe një lartësi prej 1,33 m. Në sipërfaqen e qytezës, janë gjetur fragmente enësh me vernik të zi, të shekullit të IV para erës sonë (periudha pare). Periudha e dytë, që shkon nga mesi i shek. IV deri nga mesi i shekullit I p.e.s., shënon zhvillimin më të madh të qytetit. Gurët janë punuar në forme të tillë që faqja e jashtme të jetë e fryrë, ndërsa faqet e tjera të jenë të rrafshëta që e afron për nga teknika me muret e Butrintit
Borsh Castle - Visit Ksamil
Në këtë kohë ai zhvillohet gradualisht si një qytet i formuar dhe zë një sipërfaqe prej 57 ha. Në shekullin IV-I p.e.s qyteti fillon të zgjerohet jo vetëm në pjesën e sipërme të kodrës, por dhe në shpatet Perëndimore dhe në zonën Veriore të saj.. Në fillim ai del jashtë kontureve, duke u shtrirë në shpatin Perëndimor dhe zbret me muret e tij rrethues deri në mesin e kodrës, duke mbyllur një rrethim të plotë. Linja e murit, në dallim nga muret e fazës së parë, karakterizohet nga kthesa të vazhdueshme me kënde të ngushta, që i japin pamjen e dhëmbëve të sharrës. Në perandorinë e Bizantit, perandori Justiniani e vuri atë në listën e fortifikimeve në vitet 527-565. Sopoti përmendet me 1192 në Kujtimet e Ana Komnenes vajzës së Perandorit te Bizantit Aleksi I Komnenai. Kosmografi i mbretit Ruxher të Sicilisë sikulo-arabi Al-Idrizi, bën një përshkrim të brigjeve të Shqipërisë dhe në veprene tij "Kitab Ruxher" këtë vend e quan Sopot.[1] Ndërsa në vitin 1458 na shfaqet nën Despotatin e Epirit me emrin Arhonteja e Sopotit (Arcontea Sopotu) dhe në vitin 1266, Sopoti gjendet në pushtetin e Karlit I të Azhuinëve francezë e më pas në duart e kalorësve gjermanë e më vonë për shumë kohë nën Republikën e Venedikut. Në periudhën e mesjetës ajo u përshtat për garnizon ushtarak dhe mori pamjen e plotë të fortifikimit në kohën e Ali Pashë Tepelenës. Xhamia ne kala ështe ndertuar nga haxhi Bendo, mbeshtetesi i Ali Pashe Tepelenes ne keto ane
Translate »